Programi
Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë synon t'iu drejtohet nxënësve të vitit të fundit të shkollave të mesme, pra maturantëve, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjec dhe ka për qëllim t'i informojë dhe nxisë ata për të marrë pjesë në zgjedhje.
Rreth 150 mijë të rinj do të fitojnë për herë të parë të drejtën për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Një e drejtë mjaft e rëndësishme për të cilën shumë prej të rinjve nuk janë ende koshientë dhe të informuar. Për këtë qëllim, Këshilli i Europës dhe ambasada e Zvicrës në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, po zbatojnë në shkollat e mesme të vendit projektin "Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë". Ky projekt implementohet nën kujdesin e Akademisë së Studimeve Politike, si një program i Këshillit të Evropës, i cili vepron prej vitit 2007 në Shqipëri.
Programi synon të gjejë një mbulim të gjerë mediatik për aktivitetin e tij, duke tentuar që të nxisë ndërgjegjësimin e të rinjve edhe jashtë bankave të shkollës.