Historiku

"Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë" zbatohet këtë vit pas eksperiencës së suksesshme në zgjedhjet e vitit 2011, 2013 dhe 2015. Programi edukues nisi të zbatohej fillimisht në shkolla të caktuara pilot për t'u shtrirë brenda një kohe të shkurtër në të gjithë vendin, duke arritur edhe në zonat më të largëta të vendit ku informimi është edhe më i nevojshëm.

Sondazhet dhe intervistat e realizuara në këto zgjedhje, kanë dëshmuar një rritje të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e votimit, por njëkohësisht edhe evitimin e vonesave apo gabimeve të ndryshme që konstatohen me votuesit për herë të parë. Bazuar mbi rezultatet pozitive të këtij programi, është bërë i mundur nga Këshilli i Evropës që i njëjti program edukues të replikohet në vitin 2016 në Armeni dhe rekomandohet si një shembull pozitiv edhe për vendet e tjera antare.