Misioni

Fushata dhe ushtrimi i votimit ne gjimnazin "Ymer Dishnica" - Korce
Zgjedhjet përcaktojnë përfaqësuesit, të cilët do të vendosin për fatin e investimeve publike, shërbimeve në shkolla dhe ambjente të tjera publike, gjelbërimin dhe pastrimin e qytetit si dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik dhe social të vendit tonë. Duke risjellë në vëmendje faktin se këto vendime të rëndësishme do të ndikojnë drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetesës dhe shërbimeve në katër vitet e ardhshme, të rinjtë dhe cdo qytetar tjetër i vendit duhet të marrë pjesë në këtë proces si dhe të vendosë me përgjegjësi për të zgjedhur kandidatin e duhur, me programin më të përshtatshëm

Fushata e nxenesve kandidate ne shkollen "Oso Kuka", Shkoder

Ushtrimi i votimit ne shkollen "Qemal Stafa" Tirane
Për të realizuar ushtrimin, cdo shkollë është pajisur me një kuti votimi, imitimin e një dhome të fshehtë, shenjat dalluese si komisioner, vëzhgues apo kandidat, të cilat përdoren në rolet që marrin secili prej nxënësve si dhe materiale të tjera të nevojshme për organizimin e fushatës. Nxënësve u vihet në dispozicion gjithashtu edhe një manual-udhëzues praktik mbi procesin e votimit si edhe postera sensibilizues, që do të promovojnë procesin në cdo shkollë të vendit.